Politike

Kërkesa e Kryemadhit në mbledhjen e KDK, Meta: Ti plotësohet çdo kërkesë, në veçanti Lonës

Sapo Meta është ulur në tryezë për të nisur fjalimin, Kryemadhi ka kërkuar informacion nëse ka link për të ndjekur mbledhjen online.

20 Prill 2024, 08:08 Nga r.ll
Kërkesa e Kryemadhit në mbledhjen e KDK,  Meta: Ti plotësohet
pamje nga mbledhja

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. Mbledhja nisi me batuta sapo kreu i PL-së hyri në sallë dhe po përshëndeste të ftuarit, mes tyre edhe deputeten njëkohësisht bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. Teksa po i jepte dorën Meta ka shkëmbyer batuta me Elona Gurin dhe me Kryemadhin.

Meta: Ooo paskemi mysafire, paska ardhur Lona, kemi një muaj e gjysëm pa u parë.

GuriNe jemi të shtëpisë.

Sapo Meta është ulur në tryezë për të nisur fjalimin, Kryemadhi ka kërkuar informacion nëse ka link për të ndjekur mbledhjen online.

Kryemadhi: A ka Link?

MetaT’i plotësohet çdo kërkesë zonjës Kryemadhi, në veçanti Lonës, kemi 20 vite që investojmë për mendimin ndryshe.

 

ilir meta monika kryemadhi elona gurin

Sondazh

Poll