Art&Argëtim

"thanK you aIMe"/ Taylor Swift quan Kim Kardashian njeri bullizues, titulli i këngës mban emrin e saj

Fansat ishin të shpejtë për të vënë në dukje se gërmat kapitale në titullin e këngës formojnë emrin e KIM.

19 Prill 2024, 18:16 Nga S.B
"thanK you aIMe"/ Taylor Swift quan Kim Kardashian njeri bullizues,
Taylor dhe Kim

SHBA- Konflikti i disa viteve më parë mes Taylor Swift me Kim Kardashian duket se vazhdon ende. Gati një dekadë pasi filluan grricjet e tyre, këngëtarja duket se përmend Kardashian në një këngë në albumin e saj të ri, ‘The Tortured Poets Department: The Antology’.

Në këngën "thanK you aIMe", Swift këndon për një njeri bullizues të bronztë, të nxirë që nëna e saj dëshironte të kishte vdekur. Fansat ishin të shpejtë për të vënë në dukje se gërmat kapitale në titullin e këngës formojnë emrin e KIM.

Në këngë, Swift përmend se kundërshtari i saj po shkel mbi varrin e saj dhe pretendon se lufta e tyre nuk ishte e drejtë.

“Gjatë gjithë kësaj kohe ju po hidhnit grushta, unë po ndërtoja diçka”, këndon Swift. “Dhe nuk mund ta fal mënyrën se si më bëre të ndihem”.

Konfliket e Kardashian me Swift filluan në vitin 2016. Swift vazhdoi polemikën me disa këngë në të cilat ajo qëlloi me shigjetë ndaj personazhit televiziv në albumin e saj të vitit 2017 Reputation, nga "Call It What You Want" në "Look What You Made Me Do".

kim kardashian kanye west taylor swift

Sondazh

Poll