Art&Argëtim

"Nuk mund të pranoj faktin se një ditë mund të mos këndoj dot më"/ Jon Bon Jovi flet për gjendjen e tij shëndetësore dhe pasojat tek karriera

Megjithatë, karriera e tij skenike mund të jetë në rrezik për shkak të një gjendjeje që nuk e lejon atë të këndojë si dikur.

19 Prill 2024, 14:27 Nga S.B
"Nuk mund të pranoj faktin se një ditë mund të mos
Jon Bon Jovi

SHBA- Jon Bon Jovi ka patur sukses dhe famë në mbarë botën falë karrierës së tij të suksesshme muzikore, duke qenë lider i grupit Bon Jovi që nga vitet 1980. Megjithatë, karriera e tij skenike mund të jetë në rrezik për shkak të një gjendjeje që nuk e lejon atë të këndojë si dikur.

‘El Heraldo de México’ raporton se, si pjesë e publikimit të albumit të tij 'Forever', këngëtari zbuloi se në vitin 2022 se ai iu nënshtrua një operacioni delikat për të trajtuar kordat e tij vokale. E megjithëse në atë kohë gjithçka shkoi mirë, ai ende po përballet me pasojat e operacionit, i cili po e mban larg skenës për shkak të komplikimeve, gjë që nuk e lejon të këndojë si dikur.

Edhe pse ka bërë një përpjekje të mundimshme për të rikuperuar zërin e tij, artisti nuk ka parë një përmirësim të dukshëm, gjë që e ka bërë të vërë në dyshim të ardhmen e tij në muzikë. Këngëtari 62-vjeçar ka folur për ‘The Sunday Times’ ku ka rrëfyer ankthin me të cilin ka jetuar gjatë gjithë këtij procesi.

Por edhe ai po tregon vendosmëri, pasi nëse nuk arrin të rikthehet si interpretuesi që ka qenë dikur, do të ishte gati t'i jepte fund karrierës muzikore. Jon Bon Jovi zbuloi gjithashtu detajet e procesit të tij të mundimshëm të rimëkëmbjes, duke përfshirë terapinë e përditshme.

"Unë dua të performoj për dy orë e gjysmë çdo natë, katër netë në javë, dhe e di sa i mirë mund të jem; kështu që, nëse nuk mund të jem ai djalë ... le ta themi kështu, kam marr fund" tha Jon Bon Jovi në intervistën e tij.

jon bon jovi

Sondazh

Poll