Art&Argëtim

Nga kukulla Ken në astronaut, zbulohet projekti i rradhës i Ryan Gosling

Amazon MGM Studios ka zbuluar datën e lançimit të aventurës së saj të re hapësinore 'Project Hail Mary' me protagonist Ryan Gosling.

19 Prill 2024, 17:27 Nga S.B
Nga kukulla Ken në astronaut, zbulohet projekti i rradhës i Ryan
Ryan Gosling

SHBA- Aktori Ryan Gosling po heq dorë nga roli i tij si Ken dhe po bëhet një astronaut për të shpëtuar Tokën në një film të ri të Amazon. Amazon MGM Studios ka zbuluar datën e lançimit të aventurës së saj të re hapësinore 'Project Hail Mary' me protagonist Ryan Gosling.

Filmi bazohet në romanin e Andrew Weir i cili u publikua në vitin 2021 në një përshtatje nga Drew Goddard. Aktori i famshëm luan Ryland Grace, një mësues i kthyer në astronaut që zgjohet nga koma në një stacion hapësinor pa kujtuar se kush është apo misioni i tij.

Megjithatë, kujtesa e tij kthehet ngadalë dhe ai bashkon pjesët që e dërgojnë atë në sistemin diellor Tau Ceti, 12 vite dritë larg nga Toka, për të ndryshuar efektin e një ngjarjeje hapësinore që tashmë ka çuar në fazat e hershme të Epokës së Akullit.

Ndërsa detajet e misionit shpalosen, ai duhet të kërkojë të gjithë trajnimin dhe zgjuarsinë e tij shkencore për të shpëtuar njerëzimin me kohën që shkon prapa dhe askush në krah të tij për ta ndihmuar.

Gosling ka marrë edhe një pjesë të produksionit mes dy regjisorëve Amy Pascal dhe Andy Weir. Xhirimet janë planifikuar të fillojnë këtë verë në Britani të Madhe.

Sipas Deadline, filmi “Project Hail Mary” pritet të ketë premierën më 20 mars 2026.

ryan gosling barbie ken

Sondazh

Poll