Art&Argëtim

"Rash në dashuri me vajzën nga Santa Barbara"/ Orlando Bloom flet për lidhjen e tij me Katy Perry, zbulon se si e bëri ajo për vete

Së fundi, ai theksoi se sa e rëndësishme është që Katy Perry shkon aq mirë me ish-bashkëshorten e tij, Miranda Kerr, dhe me djalin e Orlando Bloom, Flynn.

19 Prill 2024, 12:50 Nga S.B
"Rash në dashuri me vajzën nga Santa Barbara"/ Orlando Bloom
Katy dhe Orlando

SHBA- Aktori Orlando Bloom është treguar i hapur për marrëdhënien e tij me këngëtaren Katy Perry dhe ka shpjeguar se pavarësisht statusit të tyre në showbiz, si çift ata bëjnë një jetë normale. Duke folur në podcast-in “What Now?”, aktori hollivudian komentoi se ata duan një jetë plot paqe dhe normalitet, ndërsa theksoi se thjeshtësia e të dashurës së tij ishte ajo që e bëri për vete.

“Ne kërkojmë një jetë me paqe dhe normalitet. Ajo që më bëri të dashurohem me Kate, ndër të tjera, ishte fakti se ndërsa muzika e saj luhej kudo, ajo mbeti Kathryn. Kjo vajzë nga Santa Barbara”, tha aktori.

Për sa i përket qëndrimit të tyre jashtë vëmendjes, pasi janë një çift që preferojnë ta mbajnë private jetën e tyre personale, ai tha: Nuk do të ndryshoja asgjë për këtë.

Ai shtoi më tej: Unë do të vazhdoj të jem pranë saj dhe do të kthehemi gjithmonë së bashku në rërë, duke ndërtuar kështjella.

Së fundi, ai theksoi se sa e rëndësishme është që Katy Perry shkon aq mirë me ish-bashkëshorten e tij, Miranda Kerr, dhe me djalin e Orlando Bloom, Flynn.

“Na ndihmon çdo ditë të vazhdojmë të ndërtojmë momente me djalin tim. Nuk do të ishte njësoj nëse nuk do të shkonin mirë. Por ajo është një "mjeshtre" në këtë," tha ai në mbyllje.

katy perry orlando bloom

Sondazh

Poll