Art&Argëtim

E akuzuan se ka përdorur inteligjencën artificiale në foto, Megan Fox bën komentin epik: Shko pyet ish-të fejuarin tim...

Shumë nga ndjekësit e saj e lavdëruan për vendimin për të dalë krejtësisht pa filtra.

19 Prill 2024, 12:05 Nga S.B
E akuzuan se ka përdorur inteligjencën artificiale në foto, Megan
Megan Fox

SHBA- Aktorja Megan Fox ka marrë komente të shumta për foton që ka postuar në Instagram, ku shfaqej pa grim përball pasqyrës. Aktorja e njohur ka postuar një fotografi në llogarinë e saj personale, ku pozon me pizhame dhe reçipeta të zeza ku ndoshta për herë të parë është parë pa grim.

Shumë nga ndjekësit e saj e lavdëruan për vendimin për të dalë krejtësisht pa filtra. Mirëpo, ka pasur edhe nga ata që e kanë komentuar negativisht duke u shprehur se duket sikur nuk është reale.

Dikush madje i ka shkruar asaj se imazhi duket si i krijuar nga inteligjenca artificiale.

“Kjo nuk është Megan Fox. Inteligjenca artificiale ka bërë sërish punën e saj”, ka shkruar një nga ndjekësit e saj, ndërsa aktorja i ka kthyer përgjigje.

E akuzuan se ka përdorur inteligjencën artificiale në foto, Megan
Megan Fox

Në veçanti, ajo e nxiti atë që të kontaktojë me ish-partnerin e saj Machine Gun Kelly për t'i treguar nëse në foto është ajo apo AI.

“Shko pyet Machine Gun Kelly nëse ky është një produkt i AI”, ka shkruar aktorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

megan fox shba

Sondazh

Poll