Art&Argëtim

Monica Bellucci shkëlqen në kopertinën e "Elle Spain", ylli italian flet për plakjen: Nuk i gëzoj më avantazhet e rinisë

Ashtu si në intervistat e tjera që ka dhënë, edhe në këtë, aktorja këmbënguli se suksesi i saj nuk është për shkak të bukurisë që e karakterizon.

19 Prill 2024, 13:08 Nga S.B
Monica Bellucci shkëlqen në kopertinën e "Elle Spain",
Monica Bellucci

ITALI- Aktorja italiane Monica Bellucci ka dhënë një intervistë duke iu referuar kalimit të kohës, rolit që ka luajtur pamja e saj në karrierë dhe plakjes. Më në detaje, ylli italian në një fotosesion zbulues ka komentuar për ‘Elle Spain’ faktin që po rritet duke thënë se është e kotë të shkosh kundër diçkaje që është më e fortë se ajo.

Më në detaje, Monica Bellucci u shpreh se: Unë jam si gjithë të tjerët, i them vetes se është e kotë të shkosh kundër diçkaje që është më e fortë se unë. Dhe nëse koha kalon, do të thotë se jeni me fat që jeni ende këtu. Mosha biologjike ka pasoja, nuk i gëzojmë më avantazhet e rinisë. Ka një transformim natyral dhe vjen një moment që duhet ta pranoni. E rëndësishme është të vazhdoj të ndihem mirë dhe të bëj gjëra që më pëlqejnë dhe që më stimulojnë.

Ashtu si në intervistat e tjera që ka dhënë, edhe në këtë, aktorja këmbënguli se suksesi i saj nuk është për shkak të bukurisë që e karakterizon. Pasi i është bërë një pyetje, Monica Bellucci është përgjigjur: Jam 59 vjeçe dhe vazhdoj të punoj, ndaj nuk mendoj se bëhet fjalë vetëm për bukurinë. Kurioziteti fillestar zhvlerësohet nëse nuk ka asgjë tjetër pas tij.

Për gjendjen e saj fizike ajo u shpreh se: Nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma, asnjëherë shumë e dobët, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem në paqe. Kur je 50 apo 60 vjeç, nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ELLE España (@elle_spain)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Letizia Carnevale - Make Up Artist (@letiziacarnevale)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Letizia Carnevale - Make Up Artist (@letiziacarnevale)

monica bellucci

Sondazh

Poll