Art&Argëtim

Kourtney Kardashian feston 45-vjetorin e lindjes, Kris Jenner emocionon me urimin e saj: Koha fluturon kaq shpejt, jam shumë krenare për ty

Nëna dhe menaxherja e motrave të njohura të showbiz-it ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram.

18 Prill 2024, 18:49 Nga S.B
Kourtney Kardashian feston 45-vjetorin e lindjes, Kris Jenner emocionon me
Kris dhe Kourtney

SHBA- Menaxherja e Kardashians, Kris Jenner i ka dërguar urimin e veçantë për ditëlindje vajzës së saj të madhe Kourtney Kardashian. Nëna dhe menaxherja e motrave të njohura të showbiz-it ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram.

Ajo përmes platformës ka uruar vajzën e saj, ndërsa ka postuar disa foto të Kourtneyt nga fëmijëria e deri më sot. Në mbishkrimin e postimit të saj, ajo shkroi: Gëzuar ditëlindjen për kukullën time të parë!!!!! Çfarë dreqin po ndodh, koha fluturon kaq shpejt dhe nuk mund ta besoj që je 45 vjeç!!!

Ajo më pas shtoi: Epo, ti je bërë vajza, gruaja, mami, motra, tezja dhe shoqja më e bukur dhe më e mrekullueshme që një vajzë mund të ketë ndonjëherë. Ti je një shefe biznesi dhe unë jam shumë krenare për ty çdo ditë! Faleminderit që më bëre gjyshe për herë të parë dhe për çdo moment e kujtim që ndajmë. Të dua pa masë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kris Jenner (@krisjenner)

kris jenner kourtney kardashian

Sondazh

Poll