Art&Argëtim

Rihanna zbulon se nuk ka blerë kurrë rroba shtatzënie, pranon se moda e ndihmoi të rigjejë veten

Fituesja e çmimit Grammy ka dy djem me reperin A$AP Rocky, RZA Athelaston Mayers, i lindur në 2022 dhe Riot Rose Mayers, i lindur në 2023.

18 Prill 2024, 17:17 Nga S.B
Rihanna zbulon se nuk ka blerë kurrë rroba shtatzënie, pranon se
Rihanna

SHBA- Këngëtarja e njohur Rihanna i ka thënë BBC-së se të qenit në gjendje të veshësh sërish rroba të modës në publik pasi lindi dy fëmijë, ka çuar në një “rizbulim” personal për të. Këngëtarja zbuloi se ishte shumë rehat kur vishte pizhame.

Fituesja e çmimit Grammy ka dy djem me reperin A$AP Rocky, RZA Athelaston Mayers, i lindur në 2022 dhe Riot Rose Mayers, i lindur në 2023.

"Pas lindjes po eksperimentoj përsëri. Tani po argëtohem me rrobat e mia." shtoi ylli.

Kthimi në qendër të vëmendjes dhe të menduarit përsëri për modën i ka dhënë asaj "një rizbulim". Riri u lavdërua për rishkrimin e rregullave të veshjes kur ishte shtatzënë, duke refuzuar të vishte rrobat konvencionale të lehonisë.

"Unë thjesht refuzova të blija rroba për shtatzëni. Mendoja se çfarëdo që të përshtatej ishte ajo që do të funksiononte. Dhe kjo më bëri të sfidoja veten dhe të bëhesha e zgjuar me stilin."

Ylli 36-vjeçar është larguar nga muzika vitet e fundit, ku albumi i saj i fundit daton që në vitin 2016. Ajo zbuloi shtatzëninë e saj të dytë gjatë shfaqjes së pjesës së parë të Super Bowl 2023, performanca e saj e parë live në më shumë se pesë vjet.

rihanna shtatzeni

Sondazh

Poll