Aktualitet

Ra nga vinçi teksa riparonte llambat e shtyllave të ndriçimit, punonjësi i bashkisë së Elbasanit në kujdesin e mjekëve

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të paradites në lagjen “5 Maji”.

19 Prill 2024, 13:20 Nga S.B
Ra nga vinçi teksa riparonte llambat e shtyllave të
foto ilustruese

ELBASAN- Një punonjës i bashkisë Elbasan ka rënë nga vinçi teksa riparonte llambat elektrike të shtyllave të ndriçimit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të paradites në lagjen “5 Maji”.

Shkaku i rrëzimit dyshohet të jet një defekt në vinç. 56-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

elbasan vinc

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2024, 11:11 I.A

FOTO/ Nis protesta para Bashkisë Tiranë

Protesta TIRANË- Protesta para Bashkisë Tiranë ka nisur ditën e sotme kundër dosjes 5D. Qindra qytetarë janë mbledh...