Art&Argëtim

Jeta në fermë e Zayn Malik, tregon se si i ka emëruar vajza e tij tre breshkat

Ish-ylli i One Direction është duke u përgatitur për të nxjerrë albumin e tij të ri, ‘Room Under the Stairs’, më 17 maj.

18 Prill 2024, 15:57 Nga S.B
Jeta në fermë e Zayn Malik, tregon se si i ka emëruar vajza e tij
Zayn Malik

SHBA- Këngëtari i njohur Zayn Malik i ftuar në ‘Capital Breakfast’ këtë javë, zbuloi një histori të ëmbël për fermën e tij në Pensilvani. Ylli 31-vjeçar zbuloi se vajza e tij, Khai trevjeçare, e ndihmon atë t'i emërtojë kafshët e tij në fermë dhe zbuloi se breshkat janë emëruar sipas personazheve të dashur në ‘Turtles Teenage Mutant Ninja’.

“Tani kam tre. Raph, Mikey dhe Donatello”, zbuloi ai. "Njëri prej tyre ngordhi kohët e fundit."

Ai shtoi: Unë mendoj se kjo tregon një pronar të mirë, ju duhet të jeni disi i lidhur me kafshët tuaja dhe më pëlqen t'u vë emra.

Ish-ylli i One Direction është duke u përgatitur për të nxjerrë albumin e tij të ri, ‘Room Under the Stairs’, më 17 maj, duke shënuar projektin e parë solo të Zayn që nga viti 2021. Albumi me 15 këngë do të ketë këngën kryesore “What I Am”, “Alienated”, “My Woman,” Stardust,” “Something in the Water,” “Fuchsia Sea” dhe të tjera.

zayn malik khai breshka

Sondazh

Poll