Sport

VIDEO/ Benzema ngre dolli për fitoren e Real Madridit, me kapelën e Aston Martin!...

Sulmuesi francez u shfaq me një kapele të Aston Martin, duke 'i shkelur syrin' një tjetër tifozi të njohur të ‘Merengues’, pilotit Fernando Alonso.

18 Prill 2024, 17:58 Nga DOSJA

VIDEO/ Benzema ngre dolli për fitoren e Real Madridit, me kapelën e

ARABIA SAUDITE - Karim Benzema ka publikuar këtë të enjte një video, duke festuar kualifikimin e Real Madridit në gjysmëfinale të Champions League, pasi ka eleminuar Manchester Cityn me penallti.

Në videon që ka publikuar në rrjetin social Snapchat, sulmuesi 36-vjeçar shfaqet me një kapele të Aston Martin, skuadra për të cilën garon një tifoz i njohur i ‘Merengues’, piloti i Formula 1, madrilèni Fernando Alonso.

Në publikimin e shkurtër, mund të dëgjoni një audio të Thienry Henry, duke thënë "Uau, ne kemi (Realin) Madridin para nesh!".

Duhet theksuar se Karim Benzema ishte një nga figurat në rikthimin që Real Madridi bëri kundër Manchester Cityt, në gjysmëfinalen e të njëjtit kompeticion, në vitin 2022.

Në atë duel, skuadra e Carlo Ancelottit po humbiste 3-5, por dy gola pas 90 minutash e shtynë ndeshjen në kohën shtesë, në të cilën francezi shënoi penalltinë fituese.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll