Sport

Tifozet të PSG-së ankohen për kontrollin: “Pas gjoksit, më futi dorën mes të pasmeve”

Kjo ka ndodhur gjatë kontrollit për të hyrë në stadium, për ndeshjen e Champions League në Barcelonë

18 Prill 2024, 17:41 Nga DOSJA
Tifozet të PSG-së ankohen për kontrollin: “Pas gjoksit,

SPANJE - PSG e kaloi më mirë Barcelonën në Champions League, por disa ankesa nga tifozet franceze tani kanë dalë në dritë në lidhje me një kontroll të supozuar abuziv në hyrje të stadiumit në Spanjë në ndeshjen e dytë të çerekfinales.

Lajmin e jep ‘Le Parisien’, e cila raporton disa deklarata mjaft ilustruese për atë që ka ndodhur. “Pas gjinjve, ai vendosi dorën mes të pasmeve të mia dhe zonës pubike. Dhe ai tha: Kthehuni".

Shumë nga fansat e kontrolluar thanë se nuk kishin përjetuar kurrë diçka kaq intensive dhe të tmerrshme. Ishte një moment shumë i veçantë për mua, isha me miqtë e mi, loja ishte e çmendur, por u prish nga kjo. Është një gjë shumë e dhunshme të kalosh”,- tha një fans.

“Kur sigurimi më tha të largohesha, unë tashmë dëgjova një tifoze të PSG-së që po kontrollohej duke thënë: “Dreq, kjo është intensive”, ndërsa ia kapte gjoksin me duar. Dy sekonda më vonë, po më ndodhte e njëjta gjë (...) në asnjë rrethanë nuk ke të drejtë të fusësh duart në sytjena”,- tha një tjetër përkrahëse.

Një rast që prishi një nga ndeshjet më të mëdha në Champions League dhe që premton të japë ende shumë për të folur në Francë. PSG tani do të përballet me Borussia Dortmund në gjysmëfinale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll