Politike

Meta: Fatos Nano më ofroi marrëveshje për të marrë drejtimin e PS, por e shkeli

Meta tha se Nano shkeli marrëveshjen që kishte bërë me të, marrëveshjen për Shqipërinë.

18 Prill 2024, 21:59 Nga r.ll
Meta: Fatos Nano më ofroi marrëveshje për të marrë
ilir meta

TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta, gjatë emisionit “Çim Peka Live” në Syri TV, u shpreh se Fatos Nano i kishte afruar një marrëveshje për të marrë drejtimin e PS-së.

“Në atë kohë më solli një marrëveshje për tu bërë kryetar i PS-së, ishte bashkë me ambasadorin francez. Më tha bëju kryeministër, bëju kryetar i PS-së, dhe Fatosi donte të bëhej President. i thashë President nuk bëhesh dot se është problem i Dushkut dhe nuk rri unë të pres Sali Berishën atje të rrethojë Presidencën, sepse Fatosi kishte edhe një problem se ikte”, u shpreh Meta, duke iu referuar zhvillimeve politike në 22 viteve më parë. Meta tha se Nano shkeli marrëveshjen që kishte bërë me të, marrëveshjen për Shqipërinë.

ilir meta fatos nano

Sondazh

Poll