Politike

"Po më largon siç ndodhi në 2003", Kryemadhi: Më ka sulmuar si poltikane, jo si bashkëshorte! Mbështes deklaratat e Metës ndaj SPAK

Ajo tha se vazhdon të mendojë se SPAK është vegël e kryeministrit Edi Rama. 

18 Prill 2024, 17:02 Nga r.ll
"Po më largon siç ndodhi në 2003", Kryemadhi: Më
monika kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka një mendim ndryshe nga kreu i PL-së, Ilir Meta sa i përket nepotizmit në parti, për të cilën Meta ka pasur mjaft kritika kohët e fundit.

“Në 2003, PS ndryshoi statusin për të larguar Monika Kryemadhin. O Monika Kryemadhi o Ilir Meta në drejtimin e Partisë Socialiste. Në 2004, kur u themelua LSI, grupi themelues edhe pse Monika ishte një nga firmëtaret, bënë statutin që nuk lejohet burrë dhe grua në parti dhe pas dy vitesh e ndryshuan prapë. Meritokracinë në një parti politike, nuk e mbyt nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore kur emëron, ndërsa deputeti zgjidhet me vota. Mund të të emërojë Ilir Meta deputet, por problemi është se të zgjedhin njerëzit me vota”, u shpreh Kryemadhi në një deklaratë të shkurtër për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit. 

Nga ana tjetër ajo tha se ishte dakord me deklaratat e Metës ndaj SPAK dhe kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit. Ajo tha se vazhdon të mendojë se SPAK është vegël e kryeministrit Edi Rama. 

"Në çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë për kapjen e drejtësie nga qeveria… Jam dakord për mënyrën mendoj që e them, përsëri vjen revolta, sepse njerëzit edhe revoltohen. Vazhdoj të mendoj se SPAK është një vegël e Edi Ramës.", tha ajo. 

Më tej, Kryemadhi deklaroi se Ilir Meta nuk e ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane.

"Mua më shumë sesa më ka sulmuar Rama dhe Veliaj. Pse nuk u dhimbset kjo ju? Bashkëshorti nuk më ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane. Ju ka ardhur keq juve që Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët  e mi. Ilir Meta më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte.", u shpreh Kryemadhi.

ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll