Politike

Dalja e Shqipërisë nga monitorimi i KiE/ Deputetja e PS-së: Lulzim Basha nxiti vota kundër!

Pro vendimit kanë votuar 3 deputetet socialiste Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka dhe Etilda Gjonaj ndërsa nuk kanë qenë të pranishëm dy deputetët socialistë Eduard Shalsi dhe Aurora Mara. Ndërsa në votim nuk kanë marrë pjesë fare 3 deputetët e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Jorida Tabaku dhe Ferdinant Xhaferaj.

18 Prill 2024, 19:31 Nga r.ll
Dalja e Shqipërisë nga monitorimi i KiE/ Deputetja e PS-së:
blerina gjylameti, lulzim basha

TIRANË- Në seancën e sotme plenare, deputetja e PS-së, Blerina Gjylamenti u shpreh se kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, ka nxitur dje të tjerët që të votojnë kundër për daljen e Shqipërisë nga monitorimi nga KiE.

"Ajo çfarë është shkruar në raportin e komitetit të monitorimit dhe u votua me unanimitet në asamble, ka qenë edhe meritë e opozitës. Por nuk mund të lë pa i kthyer përgjigje një kolegu, që çfarë bën nuk e thotë e çfarë thotë nuk e bën, për ish ministrin e jashtëm, i cili këtu në Shqipëri reporterit i thotë pro daljes nga monitorimi, ky dashnor i procedurave nuk shfrytëzon për të argumentuar kundër nëse kishte, as me gojë as me shkrim as me prezencë fizike dhe nuk mori pjesë, shkon dhe lobon në grupin e djathtëve që të kundërshtojnë daljen nga monitorimi, këto thikat pas shpine qe i ka ngulur Shqipërisë e bëjnë fiks djalin e babait, ligësia që e karakterizon. Pavarësisht asaj që bëri Basha, asnjë nuk e dëgjoi, të gjithë votuan pro. Nuk e falënderoj dot zotin Basha, bëri edhe një herë atë që bën gjithmonë, nuk e di çfarë kapitali politik mund të fitojë, por kjo ishte arritje e të gjithëve, falënderoj të gjithë veç atij."- tha Gjylameti.

Shqipëria ka dalë dje nga monitorimi nga Këshilli i Europës pas 29 vitesh. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me votë unanime rezolutën e Komitetit të Monitorimit të Këshillit të Evropës për Shqipërinë. Votimi u zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe në fund ka rezultuar me 52 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim.

Pro vendimit kanë votuar 3 deputetet socialiste Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka dhe Etilda Gjonaj ndërsa nuk kanë qenë të pranishëm dy deputetët socialistë Eduard Shalsi dhe Aurora Mara. Ndërsa në votim nuk kanë marrë pjesë fare 3 deputetët e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Jorida Tabaku dhe Ferdinant Xhaferaj.

blerina gjylameti lulzim basha

Sondazh

Poll