Politike

Një ditë para protestës, Bardhi poston videon: Koha për të mbajtur përgjegjësi! Nesër të gjithë para Bashkisë së Tiranës

Ai shkruan se orrupsioni në Bashkinë e Tiranës ulërinë dhe është shkaku kryesor pse sot bizneset, qytetarët në nevojë dhe të rinjtë ndjehen të braktisur.

18 Prill 2024, 16:44 Nga r.ll
Një ditë para protestës, Bardhi poston videon: Koha për
pamje nga protesta e kaluar

TIRANË- Një ditë para protestë që pritet të mbahet para bashkisë së Tiranë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë. 

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi ka shfaqur spotin për protestën e nesërme. Ai shkruan se orrupsioni në Bashkinë e Tiranës ulërinë dhe është shkaku kryesor pse sot bizneset, qytetarët në nevojë dhe të rinjtë ndjehen të braktisur.

POSTIMI I BARDHIT:

Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ulërinë dhe është shkaku kryesor pse sot bizneset, qytetarët në nevojë dhe të rinjtë ndjehen të braktisur. Koha për të mbajtur përgjegjësi! Nesër, ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës, së bashku me qytetarët e ndershëm të Tiranës.

gazment bardhi

Sondazh

Poll