Sport

SEKRETI/ Lunin zbulon se çfarë e ndihmoi atë të priste penalltinë e Bernardo Silvës…

Portieri ukrainas ishte një nga heronjtë në kalimin e madrilènëve në gjysmëfinale të Champions League

18 Prill 2024, 16:50 Nga DOSJA

SEKRETI/ Lunin zbulon se çfarë e ndihmoi atë të priste

SPANJE - Andriy Lunin, portieri i Real Madridit, zbuloi për shtypin spanjol se çfarë e ndihmoi atë të priste penalltinë e Bernardo Silvës në ndeshjen kundër Manchester Cityt (1-1, 3-4 me penallti) dhe të ishte heroi i kalimit të ‘los blancos’ në gjysmëfinale të Champions League, ku skuadra e Carlo Ancelottit do të përballet me Bayern Munich.

“Ne përgatitëm penalltitë me trajnerin e portierëve dhe ishin tre lojtarë që na lanë në dyshim, nuk dinim nëse ndaj tyre do të qëndronim në mes (të portës) apo jo.

Në fund vendosëm të zgjidhnim vetëm një (Bernardo Silva) sepse janë pesë penallti dhe nuk mund të qëndrojmë në vend për të gjitha”,- tha portieri ukrainas, i cituar nga ‘Marca’, pas fishkëllimës së fundit.

Disa imazhe të shpërndara në orët e fundit tregojnë edhe një bisedë mes Lunin dhe Kepës në pankinën e Real Madridit, ku portieri spanjol thuhet se i ka thënë ukrainasit se portugezi e kishte zakon që të ekzekutonte penallti në mes të portës.

Një skenar i tillë ka ndodhur në vitin 2019, kur mesfushori, në finalen e Kupës së Ligës angleze kundër Chelsea, mundi Kepën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll