Sport

‘El Clasico’/ Barcelona, skuadra me moshë mesatare më të vogël se Real Madridi…

Lamine Yamal dhe Pau Cubarsí janë dy të 'miturit' e vetëm në formacionet startuese të të dyja skuadrave.

18 Prill 2024, 16:36 Nga DOSJA
‘El Clasico’/ Barcelona, skuadra me moshë mesatare më
Fermín, Lamine Yamal dhe Cubarsí, festojnë golin e Lamine kundër Mallorca-s

SPANJE - Me daljen në skenë të lojtarëve si Pau Cubarsí (17) dhe  Lamine Yamal (16), mesatarja e 11-shes së Barcelonës ka rënë, duke treguar kështu se cilësia dhe pjekuria nuk varen nga mosha dhe se kjo Barça vazhdon të vë baste për talentet e rinj të krijuar në ‘La Masia’. 

Të dielën e ardhshme (21:00) dy skuadrat do të luajnë një ‘El Clasico’, që premton tensione dhe që nëse Barça arrin të fitojë, do të shkurtojë distancën me Real Madridin në La Liga në 5 pikë.

Nëse marrim parasysh të dyja skuadrat, duke përfshirë edhe lojtarët e ekipit rezervë, mosha mesatare e Barçës është 24.5 vjeç, ndërsa e Real Madridit është 2 vjet më e madhe, 26.4 vjeç. Vetëm linja mbrojtëse e katalanasve është më e vjetër se ajo e ‘los blancos’, me 28.6 krahasuar me 27.6 të Madridit.   

Nëse do të bëjmë një radiografi të 11-shit më të mundshëm për këtë fundjavë, mosha mesatare e të dyja skuadrave është shumë e barabartë, 26 vjeç, për shkak të mungesës së Balde (20) dhe Gavi (19), lojtarë që ishin pjesë e skuadrës startuese para se të dëmtoheshin dhe hyrja e mundshme e Christensen (28) për Pedri (21), ende i munguar pas rikuperimit nga dëmtimi në kofshën e djathtë.  

Nga ana e tij, dhe nëse nuk ka rotacion, Madridi do të ketë Bellingham (20) dhe Camavinga (21), si lojtarët më të parakohshëm në skuadrën ‘merengue’. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll