Sport

Xabi Alonso i përgjigjet provokimit të David Moyes: “Kemi pirë disa birra, por jo shumë”

Pas festimit euforik të titullit të paprecedentë të Bundesligës, skuadra gjermane e kthen vëmendjen te Europa League.

18 Prill 2024, 16:58 Nga DOSJA
Xabi Alonso i përgjigjet provokimit të David Moyes: “Kemi

GJERMANI - Pas festimit euforik të titullit të paprecedentë të Bundesligës, Bayer Leverkusen e kthen vëmendjen te Europa League dhe viziton West Ham-in këtë të enjte (21:00) me epërsinë 2-0.

"Kemi pirë disa birra, por jo shumë. E kontrolluam veten për t'u përgatitur për ndeshjen", garanton Xabi Alonso, pasi trajneri anglez, David Moyes, tha me shaka se "ai shpresonte që lojtarët e Bayer të vazhdonin ende me festimet e së dielës".

Trajneri spanjol thotë se klubi dëshiron të fitojë më shumë tituj: “Ne kemi mundësinë të kemi një sezon të paharrueshëm. Deri më tani ka qenë, por ne e dimë se mund të bëjmë më shumë.” 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll