Sport

Tani po, Superkompjuteri e shpall Realin favorit… për trofeun e Champions League!

Pasi Manchester City eliminohet, ‘los blancos’ statistikisht bëhen skuadra me shanset më të mira për të ngritur trofeun e Champons League.

18 Prill 2024, 12:27 Nga DOSJA

ZVICER - Duket se shtëpitë e basteve e kanë të vështirë të japin çdo vit Real Madridin, si favorit kryesor për të fituar Champions League.

Edhe pse ofruesit e të dhënave, që me llogaritjet e tyre përpiqen të parashikojnë kampionin e ardhshëm. ‘Los blancos’ zakonisht kanë gjithmonë disa skuadra përpara. Ky sezon nuk ka qenë përjashtim.

Manchester City, kampion aktual, ishte favorit i madh... derisa u eliminua. Tani, me vetëm katër skuadra për të ngritur ‘veshgjatën’, Real Madridi i ka pasuar në atë hap. Sipas Superkompjuterit të Opta-s, njerëzit e Ancelottit, të cilët në fillim të sezonit ishin favoritët e dytë, tani janë bërë kandidatët e mëdhenj për titull.

Tani po, Superkompjuteri e shpall Realin favorit… për trofeun e

Real Madrid ka 39% shanse për të fituar, krahasuar me 27% të PSG-së, që në fillim të sezonit ishte favoriti i katërt; 17 % e Bayern Munich (i teti në shtator); dhe 16% e Borussia Dortmundit (e dhjeta).

Finalja kundër PSG…

Ndaj finalja do të ishte mes ‘los blancos’ dhe skuadrës së Kylian Mbappes. Në gjysmëfinale, Madridi ka 66% shanse për të kaluar kundër Bayernit. Dy nga tre here, PSG nga ana e saj ka një shans 60% për të mundur Dortmundin, pavarësisht se gjermanët ishin të parët në grupin që ndanin të dy gjysmëfinalistët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Prill 2024, 10:50

Ancelotti: "Madridi nuk vdes kurrë"...

ANGLI - Carlo Ancelotti nuk u fsheh në fund të lojës dhe e pranoi hapur fatin në ‘Etihad’. Ai u shpreh: "Ishte e vetmja më...