Aktualitet

"Game over 5"/ Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati, shpallet në kërkim pronari dhe procedohet klienti 17-vjeçar në Kamëz

Mësohet se janë sekuestruar dy makineta për lojëra fati dhe një telefon.

17 Prill 2024, 14:26 Nga S.B
"Game over 5"/ Kishte përshtatur lokalin për lojëra
foto ilustruese

TIRANË- Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati e baste sportive në Kamëz. Pronari i lokalit G.S 37 vjeç është shpallur në kërkim ndërkohë që një 17-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë  pasi në telefonin e tij janë gjetur faqe për vënie bastesh.

Mësohet se janë sekuestruar dy makineta për lojëra fati dhe një telefon. Me rastin do të merret Prokuroria e Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, finalizohet operacioni policor i koduar "Game over 5".    

Zbulohet një lokal i përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme. Sekuestrohen 2 makineta për lojëra fati dhe 1 aparat celular.  

Procedohet penalisht 1 shtetas që u kap në flagrancë në lokal, vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit.  

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.     

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në rrugën "Azem Hajdari", në lokalin e shtetasit G. S., 37 vjeç, të cilin e kishte vënë në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe u sekuestruan 2 makineta për lojëra fati. Gjithashtu, gjatë kontrollit të aparatit celular të një 17-vjeçari, klient në lokal, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.       

Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin, ndërkohë që po punohet për kapjen e shtetasit G. S.     Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

kamez baste sportive lokal

Sondazh

Poll