Sport

Yamal, po mendon për hakmarrjen...

Lojtari i të rinjve të Barçës, Lamine Yamal, ka ndarë një mesazh pas eliminimit ndaj PSG-së

17 Prill 2024, 12:30 Nga DOSJA

Yamal, po mendon për hakmarrjen...

SPANJE - Lamine Yamal ndau zhgënjimin e dhomës së zhveshjes së Barçës pas eliminimit në çerekfinale të Champions League ndaj Paris Saint-Germain.

Lojtari i ri, i sakrifikuar nga Xavi, që Iñigo Martínez të zërë vendin e Araujo-s së përjashtuar, ka publikuar një mesazh në rrjetet e tij sociale, ku ka treguar dëshirën e tij për hakmarrje në kompeticionin më të lartë kontinental.

“Futbolli gjithmonë jep hakmarrje, ne do të kthehemi”,- ka shkruar Lamine Yamal në profilin e tij në Instagram, duke bashkangjitur katër fotografi të ndeshjes në ‘Montjuïc’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @lamineyamal

Në sezonin e tij të parë duke luajtur në Champions League, Lamine Yamal ka shtuar dy asistime dhe ka lënë shembuj të shkëlqyer të talentit të tij në 10 ndeshjet në të cilat ka marrë pjesë. Me siguri sezonin e ardhshëm ai do të jetë një nga liderët e Barçës në kërkim të ripushtimit të Europës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll