Politike

“Fund përdorimit të marrëdhënieve familjare edhe pa vetëdije”/ Deklarata shënjestronte Kryemadhin? Meta: Nuk i referohem një personi, por zgjidhje statutore

I pyetur nëse një ndryshim i tillë statutor shënjestron, bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, Meta tha se i duhet dhënë fund përdorimit të lidhjeve familjare qoftë edhe pa vetëdije.

16 Prill 2024, 14:41 Nga M.B
“Fund përdorimit të marrëdhënieve familjare edhe pa
Pjesë nga konferenca

TIRANA- Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për shtyp ditën e sotme foli edhe në lidhje me aludimet se deklarata e djeshme për dhënien fund të nepotizmit në partinë e tij. I pyetur nëse një ndryshim i tillë statutor shënjestron, bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, Meta tha se i duhet dhënë fund përdorimit të lidhjeve familjare qoftë edhe pa vetëdije. Ai shtoi se nepotizmi vret meritokracinë.

“Kur flas për nepotizëm nuk i referohem një personi të caktuar por zgjidhje statutore para të cilit jemi të gjithë të barabartë. Flasim për t’i dhënë fund keqpërdorimit të lidhjeve familjare qoftë kur e bëjnë në mënyrë të pavetëdijshme por edhe përdorimi i lidhjeve nga persona të tjerë. Kur flasim për nepotizëm nuk flasim vetëm për PL por edhe Lëvizjes Rinore, dhe jo vetëm për tani por edhe në 100 vitet e ardhshme. Nepotizmi vret meritokracinë”, tha ai.

ilir meta

Sondazh

Poll