Bota

Diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE/ 59 delegatë mbajnë fjalën e tyre, kush janë përfaqësuesit nga Shqipëria dhe Kosova

Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duhet të sigurohet një shumicë prej dy të tretave të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

16 Prill 2024, 17:43 Nga r.ll
Diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE/ 59
asambleja parlamentare e kie

STRASBURG- Ka nisur seanca ku do të shqyrtohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Në debatin e sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, janë paraqitur për diskutim 50 përfaqësuese të shteteve të ndryshme.

Në seancën e Asamblesë Parlamentare të KiE, po merr pjesë edhe delegacioni i deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa për diskutim janë paraqitur, nënkryetarja e Kuvendit, Sarand Bogujevci dhe deputetët Arben Gashi dhe Enis Kervan. Ndërkaq nga Shqipëria do të diskutojnë Blerina Gjylameti, Lulzim Basha, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj. Në emër të grupeve politike do të flasin Iulian Bulai nga Rumania, Alexis Tsipras nga Greqia, Frank Schwabe nga Gjermania, Ingjerd Schie Schou nga Norvegjia dhe Zsolt Nemeth nga Hungaria.

Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duhet të sigurohet një shumicë prej dy të tretave të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përbëhet nga deputetët të cilët vijnë nga parlamentet nacionale të vendeve anëtare. Nëse Asambleja Parlamentare e jep dritën e gjelbër sot, atëherë fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

keshilli i europes kosova

Sondazh

Poll