Bota

OKB: Më shumë se 10 mijë gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

Raporti deklaroi se më shumë se 1 milion gra dhe vajza palestineze në Rripin e Gazës po përballen me uri katastrofike, pa asnjë akses në ushqim. 

16 Prill 2024, 16:30 Nga E. D
OKB: Më shumë se 10 mijë gra janë vrarë në Gaza
foto ilustruese

GAZA- Më shumë se 10,000 gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin në tetor, sipas vlerësimeve të UN Women në një raport të botuar të martën.

“Gjashtë muaj pas luftës, 10,000 gra palestineze në Gaza janë vrarë, mes tyre rreth 6,000 nëna, duke lënë 19,000 fëmijë jetimë,” thuhet në raport. 

Raporti deklaroi se më shumë se 1 milion gra dhe vajza palestineze në Rripin e Gazës po përballen me uri katastrofike, pa asnjë akses në ushqim. Sipas raportit një fëmijë lëndohet ose vdes çdo 10 minuta. Gjithashtu ushtria izraelite (IDF) ka thënë se po përpiqet të zvogëlojë dëmin ndaj civilëve në Gaza.

lufta në gaza okb

Sondazh

Poll