Bota

Vuçiç takohen me Lajçak: Partneri jonë afatgjatë e di se Serbia do të luftojë gjithmonë dhe në çdo vend për popullin, vendin dhe të vërtetën e saj

Vuçiç më tej shkruan se Lajçak e di se Serbia do të luftojë gjithmonë dhe në çdo vend për popullin, vendin dhe të vërtetën e saj.

16 Prill 2024, 17:13 Nga N.F
Vuçiç takohen me Lajçak: Partneri jonë afatgjatë
Aleksandar Vuçiç dhe Miroslav Lajçak

KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar me emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak. Vuçiç ka shkruar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Instagram" se me Lajçakun kanë pasur një bisedë të hapur dhe konkrete në lidhje me sfidat në rritje për pozitën e popullit serb, ngjarjet në Kosovë dhe zvogëlimin e hapësirës për zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.


“E ritheksova se Serbia me këmbëngulje vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme dhe serioze të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, por gjithashtu theksova se për ne nuk ka asnjë tërheqje apo kompromis kur bëhet fjalë për sigurinë e popullit tonë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare,” shkruan ai.

Vuçiç më tej shkruan se Lajçak e di se Serbia do të luftojë gjithmonë dhe në çdo vend për popullin, vendin dhe të vërtetën e saj.


“Atdhe tjetër nuk kemi, as nuk mund të shkojmë ndryshe”, ka shkruar Vuçiç.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

miroslav lajçak vucic kosova serbia

Sondazh

Poll