Bota

VIDEO/ Tronditëse në Brazil, peshkatarët gjejnë një varkë të braktisur, zbulojnë 20 trupa të dekompozuar brenda saj

Ministria federale e Rendit Publik të Brazilit raportoi se pas gjetjes së varkës kanë nisur dy hetime. Zyrtarët thanë se të paktën 20 trupa u gjetën në varkë, por për shkak të dekompozimit të tyre, nuk dihet se sa vdiqën në bord.

16 Prill 2024, 16:47 Nga N.F
VIDEO/ Tronditëse në Brazil, peshkatarët gjejnë një
Anija ku u gjetën trupat

BRAZIL- 20 trupa të dekompozuar u gjetën nga peshkatarët në një varkë në brigjet e Brazilit verilindor. Ljamin për gjetjen e varkës e kanë konfirmuar zyrtarët lokalë. Mësohet se varka u pa të shtunën në brigjet e Bragança, në verilindje të Para.

Ministria federale e Rendit Publik të Brazilit raportoi se pas gjetjes së varkës kanë nisur dy hetime. Zyrtarët thanë se të paktën 20 trupa u gjetën në varkë, por për shkak të dekompozimit të tyre, nuk dihet se sa vdiqën në bord.


Të vdekurit nuk besohet të jenë nga Brazili, por ndoshta nga Karaibet, thanë hetuesit për CNN Brazil. Autoritetet lokale vënë në dukje se nuk ka pasur raporte të fundit për brazilianët e zhdukur.

brazil varke trupa te dekompozuar

Sondazh

Poll