Bota

37,000 të zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus

Ai tha se Ukraina dhe Kryqi i Kuq kishin identifikuar rreth 1,700 persona të arrestuar ilegalisht nga Rusia, të cilat ai i akuzoi për rrëmbim civilësh që nga viti 2014, kur shpërtheu fillimisht lufta me separatistët e mbështetur nga Moska në lindje të vendit.

16 Prill 2024, 16:41 Nga E. D
37,000 të zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus
foto ilustruese

UKRAINA- Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se rreth 37,000 civilë dhe ushtarë janë zhdukur që nga fillimi i pushtimit rus, që është një numër jo i plotë sepse Rusia pushtoi pothuajse 20 për qind të territorit kombëtar. 

"Pothuajse 37,000 njerëz konsiderohen të zhdukur fëmijë, civilë dhe ushtarakë. Këto shifra mund të jenë shumë më të larta," tha komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut Dmytro Lubinets.

Ai tha se Ukraina dhe Kryqi i Kuq kishin identifikuar rreth 1,700 persona të arrestuar ilegalisht nga Rusia, të cilat ai i akuzoi për rrëmbim civilësh që nga viti 2014, kur shpërtheu fillimisht lufta me separatistët e mbështetur nga Moska në lindje të vendit.

Gjithashtu grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Rusinë për zhdukje me forcë dhe rrëmbim të fëmijëve në zonat e pushtuara, akuza që Kremlini i ka hedhur poshtë. Zona të mëdha të territorit ukrainas kanë mbetur nën pushtimin rus që nga fillimi i luftës, e cila ka shkatërruar qytete dhe qytete të tëra dhe ka vrarë mijëra.

dmytro lubinets

Sondazh

Poll