Bota

Sulmi me thikë në kishën e Sidnej konfirmohet si akt terrorist, cilësohet si ekstremizëm fetar nga autoritetet australiane

Të paktën katër persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe i plagosur ka mbetur edhe sulmuesi.

16 Prill 2024, 16:24 Nga S.B
Sulmi me thikë në kishën e Sidnej konfirmohet si akt terrorist,
pamje nga ngjarja

SIDNEJ- Policia australiane e ka shpallur sulmin me thikë të së hënës në një kishë të Sidnejit një "akt terrorist" me motive fetare. Një djalë 16-vjeçar u arrestua pasi një peshkop, një prift dhe një besimtar i kishës u sulmuan gjatë meshës në kishën Asirian Christ The Good Shepherd.

Të paktën katër persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe i plagosur ka mbetur edhe sulmuesi. Incidenti u kap në një transmetim të drejtpërdrejtë të kishës dhe shpejt shkaktoi trazira në periferi të Wakeley.

Policia australiane i përkufizon veprat terroriste si të motivuara ideologjikisht. Hetimet janë ende duke u zhvilluar, por ata thonë se janë të bindur se bëhet fjalë për një rast të ekstremizmit fetar.

sidnej sulm me thike

Sondazh

Poll