Bota

Dy gra të vrara nga partnerët brenda një jave në Kosovë, Osmani shpall të nesërmen ditë zie

Presidentja Osmani shkroi në Facebook se shoqëria do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.

16 Prill 2024, 15:53 Nga r.ll
Dy gra të vrara nga partnerët brenda një jave në
vjosa osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e nesërme, e mërkura, të shpallet ditë zie “në kujtim të të gjitha grave dhe vajza të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”. Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e Presidencës së Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftim. Presidentja Osmani shkroi në Facebook se shoqëria do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur edhe sot Kosovën ku dyshohet se Edmond Lajqi ka vrarë gruan e tij, Gjyljeta Ukelli në Pejë. Lajqi është arrestuar dhe sipas raportimeve të para ishte vet ai që lajmëroi policinë se e ka kryer këtë krim. “E vrava gruan”, raportohet të ketë thënë ai para organeve të rendit. Mësohet se ky nuk ishte rasti i parë që Lajqi dhe Gjyljeta Ukelli kishin patur probleme. Ai në vitin 2021 ishte dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje, sipas mediave në Kosovë.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Mediat raportuan se vrasësi ishte ish-bashkëshorti i saj. Sipas statistikave, që nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra.

vjosa osmani kosove

Sondazh

Poll