Bota

Më shumë se 200 kafshë ngordhën nga zjarri në një kopsht zoologjik në Krime

Një përfaqësues i shërbimit rus të urgjencës tha se mes kafshëve të ngordhura janë krokodilët, boat, brejtësit, rinocerontët dhe shumë zogj të rrallë. 

16 Prill 2024, 15:49 Nga E. D
Më shumë se 200 kafshë ngordhën nga zjarri në një
foto nga vendngjarja

KRIME- Më shumë se 200 kafshë janë djegur të gjalla pas një zjarri në një kopsht zoologjik në Krime. Një përfaqësues i shërbimit rus të urgjencës tha se mes kafshëve të ngordhura janë krokodilët, boat, brejtësit, rinocerontët dhe shumë zogj të rrallë

Autoritete lokale thanë se një kopsht zoologjik pesë-katësh në Yevpatoria pranë Simferopolit u dogj deri në themel të martën. Ndërsa Kafshët e ngordhura ndodheshin në katin e parë të ndërtesës.

Ekipet e shpëtimit nga Ministria Ruse e Situatave të Emergjencave arritën të shpëtojnë dy arinj.  Gjithashtu zjarrfikësit shpëtuan një grua që po mbytej nga tymi në një dhomë.

Tropik Park është një kopsht zoologjik i kafshëve ekzotike i vendosur në një park argëtimi të braktisur në rrugën Tokarev. Po ashtu aty mbaheshin kryesisht kafshë ekzotike tropikale, amfibë, zvarranikë, zogj dhe primat. 

zjarr në kopshtin zoologjik krime

Sondazh

Poll