Bota

Gjenden trupat e emigrantëve nga Mali dhe Mauritania në brigjet braziliane

Që nga fillimi i këtij viti në Ishujt Kanarie kanë mbërritur më shumë se 13 mijë emigrantë dhe sipas autoriteteve spanjolle qindra të tjerë janë të zhdukur.

16 Prill 2024, 16:13 Nga E. D
Gjenden trupat e emigrantëve nga Mali dhe Mauritania në brigjet
foto ilustruese

BRAZIL- Autoritetet e Brazilit njoftuan se trupat e emigrantëve nga Mali dhe Mauritania janë gjetur në bregun verior të atij vendi, gjë që konfirmohet nga dokumentet dhe objektet e gjetura pranë tyre.

“Dokumentet dhe objektet e gjetura pranë trupave tregojnë se viktimat ishin emigrantë nga kontinenti afrikan, nga rajoni i Mauritanisë dhe Malit”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu anija 12 metra e gjatë, me trupat e nëntë viktimave, u gjet nga peshkatarët që ndodheshin aty. Që nga fillimi i këtij viti në Ishujt Kanarie kanë mbërritur më shumë se 13 mijë emigrantë dhe sipas autoriteteve spanjolle qindra të tjerë janë të zhdukur. Policia federale e Brazilit po punon ende për identifikimin e viktimave dhe shkakun e vdekjes së tyre.

emigrant policia e brazilit

Sondazh

Poll