Sport

I akuzuar për dhunë në familje, shpallet në kërkim kampioni i xhudos, Akil Gjakova

28-vjeçari i cili është kampion Europe në xhudo akuzohet për dhunë në familje. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojë në stacionin më të afërt policor ose në numrat e kontaktit që i ka vënë në  dispozicion.

16 Prill 2024, 16:12 Nga N.F
I akuzuar për dhunë në familje, shpallet në kërkim
Akil Gjakova

KOSOVË- Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim kampionin e xhudos, Akil Gjakova. 28-vjeçari i cili është kampion Europe në xhudo akuzohet për dhunë në familje. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojë në stacionin më të afërt policor ose në numrat e kontaktit që i ka vënë në  dispozicion.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Kërkesë për bashkëpunim – Akil Gjakova. Pejë, 16 prill 2024/ Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Dhunё nё familje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)";039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe E-mail adresa: [email protected]

I akuzuar për dhunë në familje, shpallet në kërkim

kosove akil gjakova policia dhune ne familje

Sondazh

Poll