Politike

"I ranë me lopata në kurriz", Meta: Gjatë fushatës më kanë rrëmbyer djalin 17 vjeç, në Fier

Ai tha se në Fier djali është dhunuar me lopata në kurriz, ndërsa në Berat djali është rrëmbyer nga bandat e këtij qyteti.

15 Prill 2024, 22:58 Nga r.ll
"I ranë me lopata në kurriz", Meta: Gjatë fushatës
ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me mandatet e fituara sipas tij me “gjak dhe sakrifica”.

Ai ka rrëfyer se gjatë fushatës i kanë rrëmbyer dhe dhunuar djalin 17-vjeçar në Berat dhe Fier. I ftuar në "Opinion", ai tha se në Fier djali është dhunuar me lopata në kurriz, ndërsa në Berat djali është rrëmbyer nga bandat e këtij qyteti.

"Vajta në Lezhë dhe më ndiqnin bandita, në Berat më rrëmbyen çunin 17 vjeç, ma rrëmbyen bandat e Beratit, u shkova atje në fole ku e kishin ata dhe e liruan. Vajta në Fier i ranë çunit 17 vjeç me lopatë në kurriz ata. Ato mandate u morën me gjak dhe me sakrifica.", tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll