Politike

‘Dorëzova sot kërkesa për informacion te Rama dhe institucionet’, Salianji: Nëse nuk kthejnë përgjigje brenda 5 ditëve do ketë kallëzim penale

Ndërsa mbrojtjen që po përpiqen tu bëhet personave të përfshirë në ndërhyrjen në sistemin TIMS, Salianji tha se është vepër penale.

16 Prill 2024, 14:13 Nga I.A
‘Dorëzova sot kërkesa për informacion te Rama dhe
Ervin Salianji

TIRANË- Kryetari i komisionit hetimor për TIMS, Ervin Salianji ka komentuar braktisjen e mbledhjes së djeshme të komisionit. Në një deklaratë për media, Salianji tha se janë depozituar kërkesat për informacion dhe nëse institucionet nuk do të kthejnë përgjigje brenda 5 ditëve, do të ketë kallëzime penale për shpërdorim detyre. Ndërsa mbrojtjen që po përpiqen tu bëhet personave të përfshirë në ndërhyrjen në sistemin TIMS, Salianji tha se është vepër penale.

“Kam depozituar dje kërkesat për informacion të firmosura nga unë, drejtuar Ramës, ministrit të brendshme, Drejtorit të Policisë, drejtorit të AMP, drejtores së Shërbimit Informativ. PS kërkon që ne të mos bëjmë as kërkesa për informacion dhe të korrektojmë kërkesat nga ekspertët. Ne kërkesat i kemi bërë pasi marrë vendim të ndërmjetëm. Institucionet kanë detyrim të përgjigjen brenda 5 ditëve ose do të përballen me kallëzime penale për shpërdorim detyre. Sovraniteti i është dorëzuar bandave me të dhënat më sensitive, jo vetëm të shtetasve shqiptarë por edhe për të huajt që hyjnë e dalin nga territori ynë.
Nuk duhet të mbetet ndëshkuar asnjë që është i përfshirë në këtë gjë. E pa dëgjuar është që përfaqësues të mazhorancës të bojkotojnë komisionet hetimore dhe Parlamentit. Ikën dje si skuthat, njëlloj si ndërhyrja në sistemin TIMS për qëllime kriminale. Edhe mbrojtja që pretendohet tu bëhet atyre është veprimtari kriminale”, tha ai.

ervin salianji

Sondazh

Poll