Politike

Meta e akuzoi se takoi McGonigal, Altin Dumani: Akuza të pabaza ndaj meje dhe SPAK

Me anë të një njoftimi për media, Dumani ka theksuar seakuzat janë të pabaza dhe bëhen për shkak të institucionit që ai drejton.

16 Prill 2024, 14:30 Nga I.A
Meta e akuzoi se takoi McGonigal, Altin Dumani: Akuza të pabaza ndaj meje
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka reaguar pas akuzave të djeshme të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta seështë takuar me Charlës McGonigal. Me anë të një njoftimi për media, Dumani ka theksuar seakuzat janë të pabaza dhe bëhen për shkak të institucionit që ai drejton. Po ashtu ka theksuar se ai nuk është takuar kurrë me McGonigal dhe se emrin ia ka dëgjuar pas publikimit në mediat shqiptare.

Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare”, tha ai.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme duke thënë se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për të sulmuar atë. Gjatë intervistës në Opinion Meta tha se sipas informacioneve të tij, Altin Dumani ka patur takime me agjentin e korruoptuar të FBI-së Charles McGonigal.

altin dumani

Sondazh

Poll