Politike

"Donte të më arrestonte Ina Rama", Meta tregon bisedën me Berishën: I thashë doktorit do të të jap vota nga burgu

Meta i ishte përgjigjur duke i thënë se “do ti japë vota nga edhe burgu për ta mundur Edi Ramën nga bashkia e Tiranës”.

15 Prill 2024, 22:49 Nga r.ll
"Donte të më arrestonte Ina Rama", Meta tregon bisedën
ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar ka treguar një bisedë me kryetarin e PD-së Sali Berishën, të ndodhur disa vite më parë kur prokurore e përgjithshme ishte Ina Rama.

Meta tha se Berisha e kishte lajmëruar se prokurorja e asaj kohë, Ina Rama kishte dhënë urdhër për ta arrestuar. Meta i ishte përgjigjur duke i thënë se “do ti japë vota nga edhe burgu për ta mundur Edi Ramën nga bashkia e Tiranës”.

“Me telefon doktori, unë isha në Durrës. I shkoj në zyrë dhe më thotë që kryeprokurorja ka dhënë urdhër që të të arrestojnë. I thashë doktorit që edhe nga burgu do të të jap vota”, tha Meta.

 

ilir meta sali berisha ina rama

Sondazh

Poll