Bota

I dha armën Alec Baldwin në filmin “Rust”/ Hannah Gutierrez Reed shpallet fajtore, dënohet me 18 muaj burg

Halyna Hutchins e fundit u vra nga një armë që mbahej nga aktori i famshëm, Alec Baldwin. Ndërkohë Gutierrez Reed, e cila ishte përgjegjëse për sigurinë dhe ruajtjen e armëve të zjarrit në setin e filmit, u lirua nga akuza për manipulim provash.

15 Prill 2024, 22:14 Nga E. D

I dha armën Alec Baldwin në filmin “Rust”/ Hannah

MEKSIKO- Hannah Gutierrez Reed është personi që siguroi armën në filmin “Rust”. Ajo së fundmi është shpallur fajtore për vrasje të pavullnetshme në një gjyq që u mbajt në Nju Meksiko, për vrasjen fatale në vitin 2021 të kinematografes, Halyna Hutchins.

Halyna Hutchins e fundit u vra nga një armë që mbahej nga aktori i famshëm, Alec Baldwin. Ndërkohë Gutierrez Reed, e cila ishte përgjegjëse për sigurinë dhe ruajtjen e armëve të zjarrit në setin e filmit, u lirua nga akuza për manipulim provash.

Kjo akuzë u ngrit pasi prokurorët pretenduan se ajo i transferoi një qese të vogël kokaine dikujt tjetër, pas një interviste policie në ditën e të shtënave më 21 tetor 2021.

Juristët diskutuan për gati tre orë përpara se të merrnin vendimin 26-vjeçarja, e cila nuk mori qëndrim në mbrojtje të saj gjatë gjyqit në Santa Fe, nuk u emocionua gjatë leximit të vendimit ku më pas ajo u mor në paraburgim.

Nga ana tjetër kujtojmë se Baldwin u deklarua i pafajshëm për vrasjen e pavullnetshme dhe vdekjen e kineastes Halina Hutchins. Aktori u lejua të qëndronte i lirë pa lirim me kusht në bazë të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë së arritur në Gjykatën e Parë të Qarkut në Santa Fe.

Baldwin u akuzua fillimisht në korrik 2023 për të shtënat. Këto akuza u hodhën poshtë muaj më vonë bazuar në provat se çekiçi në revolver mund të ishte modifikuar, duke e lejuar atë të qëllonte pa e tërhequr këmbëzën.

hannah gutierrez reed

Sondazh

Poll