Bota

Kapen rreth 60 kg kokainë në Igumenicë, arrin vlerën e 2 milionë eurove

Kokaina, e cila u zbulua nga një qen i stërvitur për zbulim droge, ishte fshehur në një kasafortë të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit.

15 Prill 2024, 21:42 Nga r.ll
Kapen rreth 60 kg kokainë në Igumenicë, arrin vlerën e 2
droga

GREQI- Një sasi e madhe kokaine, afërsisht 59.5 kg, është kapur në një kamion frigoriferik grek në Ihumenicë.

Kokaina, e cila u zbulua nga një qen i stërvitur për zbulim droge, ishte fshehur në një kasafortë të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit. Drejtuesi grek i kamionit është arrestuar, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për rastin.

Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet se arrin deri në 2 milionë euro. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe dy celularët dhe kamionin frigoferik. 

 

igumenice greqi

Sondazh

Poll