Bota

Pas fundjavës me temperatura të larta, moti i ftohtë mund të përfshijë Spanjën dhe Francën

Bëhet me dije se presioni i ulët mbi Gadishullin Arabik do të thellohet, ndërsa ajri i lagësht do të lëviz në rajon duke rritur ndjeshëm reshjet e shiut.

15 Prill 2024, 20:37 Nga E. D
Pas fundjavës me temperatura të larta, moti i ftohtë mund të
foto ilustruese

 

 

Stuhi të forta parashikohen në disa pjesë të Gjirit Persik, të cilat thuhet të sjellin reshje të shumta në rajon dhe rrezik të konsiderueshëm për përmbytje. Bëhet me dije se presioni i ulët mbi Gadishullin Arabik do të thellohet, ndërsa ajri i lagësht do të lëviz në rajon duke rritur ndjeshëm reshjet e shiut.

Reshjet do të shoqërohen me stuhi të forta në lindje të Riadit, të cilat do të shtyhen edhe më tej në jug të Emirateve të Bashkuara Arabe ku priten reshje të dendura deri në 40 mm shi. Gjithashtu kushtet e tilla thuhet të rrisin rrezikun e stuhive me pluhur që e pengojnë dukshmërinë.

Ndryshe, pjesa më e madhe e Evropës është përballur me mot të butë së fundmi, me një mori rekordersh të thyera nga temperaturat e larta në Spanjë dhe Francë gjatë fundjavës. Megjithatë, kjo do të ndryshojë së shpejti, me kushte shumë më të ftohta që parashikohen këtë javë edhe në pjesën më të madhe të Evropës. Është konfirmuar se marsi i vitit 2024 ishte muaji më i ngrohtë i regjistruar në botë.

europa gadishulli arabik franca spanja

Sondazh

Poll