Bota

Presidentja e Sllovenisë: Kosova të hyjë në KiE, uroj që ta shoh Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare

Në konferencën për media pas takimit me Osmanin, Presidentja e Sllovenisë, tha se përderisa dialogu vazhdon ka një dritë të hapur për Kosovën.

15 Prill 2024, 20:10 Nga r.ll
Presidentja e Sllovenisë: Kosova të hyjë në KiE, uroj
presidentja e sllovenise dhe presidentja e kosoves

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me homologen e saj të Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, e cila ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.

Në konferencën për media pas takimit me Osmanin, Presidentja e Sllovenisë, tha se përderisa dialogu vazhdon ka një dritë të hapur për Kosovën. Ajo u shpreh se është e lumtur që Sllovenia ka investuar në Kosovë dhe se uron që Kosova të hyjë në KiE dhe në BE sa më shpejt.

“Sot dëgjova se çfarë do bëjnë gratë nëse bota do ishte më e barabartë. Përderisa dialogu vazhdon ka një dritë të hapur. Jam e sigurt se Prishtina dhe Beogradi do gjejnë një rrugë të përbashkët për hir të popullit. KiE-ja ka të bëjë deh është në shërbim të popullit në fund të fundit për shqiptarët e Kosovës. U trondita që sot Vjosa më tha se Kosova nuk ka qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo është e padrejtë ne do iu mbështesim tutje. Nëse keni shtet të fort ekonomikisht do keni shtet të fortë edhe për mirëqene sociale. Sot jemi partneri i 7-të që investojmë në Kosovë dhe jam e kënaqur që Sllovenia investon në vendin tuaj. Uroj që Kosova të hyjë në KiE, hapi tjetër është në BE. Uroj që të jetojë derisa ta shoh Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, tha ajo. 

vjosa osmani natasa pirc musar

Sondazh

Poll