Bota

Priten reshje të dendura shiu, Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë mësimin në distancë për dy ditë

Vendimi vjen pasi sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë (NCM), mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, bubullima, vetëtima dhe breshër është parashikuar në të gjithë Emiratet nga mbrëmja e së hënës deri në mesditën e së mërkurës.

15 Prill 2024, 20:28 Nga E. D
Priten reshje të dendura shiu, Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë
foto ilustruese

EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Shkollat publike në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe kanë miratuar vendimin për mësim në distancë për nxënësit e tyre më 16 dhe 17 prill për shkak të reshjeve të mëdha të pritshme. 

“Për shkak të kushteve aktuale të motit është miratuar mësimi në distancë për të gjitha shkollat shtetërore në vend të martën dhe të mërkurën, që korrespondon me 16 dhe 17 prill 2024, me qëllim ruajtjen e sigurisë së nxënësve dhe stafit të mësimdhënies”, thanë autoritetet në një deklaratë

Vendimi vjen pasi sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë (NCM), mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, bubullima, vetëtima dhe breshër është parashikuar në të gjithë Emiratet nga mbrëmja e së hënës deri në mesditën e së mërkurës.

Po ashtu Ministria e Burimeve Njerëzore, në një deklaratë të hënën, u bëri thirrje gjithashtu kompanive të sektorit privat që të marrin masa paraprake në mjediset e jashtme të punës ku është e vështirë të pezullohen operacionet, duke u bërë thirrje punëdhënësve të sigurojnë shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve të tyre.

Kompanive u kërkohet të respektojnë direktivat e lëshuara nga autoritetet lokale përkatëse në secilin Emirat në lidhje me kushtet e jashtëzakonshme të motit dhe ndikimin e tyre në operacionet e biznesit. Ndërkaq, Policia e Abu Dhabit në një deklaratë të lëshuar të hënën konfirmoi gatishmërinë e saj për t’u përballur me kushtet e pritshme të motit.

Emiratet e Bashkuara Arabe panë shi të dendur muajin e kaluar, me autoritetet që lëshuan një alarm të verdhë dhe disa punëdhënës të sektorit privat në vend duke këshilluar punonjësit e tyre që të punojnë nga shtëpia gjatë asaj periudhe.

emiratet e bashkuara arabe

Sondazh

Poll