Bota

Situta e tensionuar në Lindjen e Mesme/ Izraeli paralajmëron: Sulmi iranian do të përballet me përgjigje

Kabineti i luftës i Izraelit mbajti takimin e tretë në 48 orë sot, ku sipas raportimeve objektivi i Izraelit është të dëmtojë Iranin pa shkaktuar një luftë të plotë. 

15 Prill 2024, 20:16 Nga r.ll
Situta e tensionuar në Lindjen e Mesme/ Izraeli paralajmëron: Sulmi
foto ilustruese

IZRAEL- Shefi i shtabit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Herzi Halevi, ka paralajmëruar se do të ketë një përgjigje ndaj sulmit në shkallë të gjerë të Iranit. Halevi thotë se Izraeli po shikon përpara dhe po shqyrton hapat e tij të ardhshëm.

“Ky lëshim i kaq shumë raketave, raketave lundruese dhe UAV-ve në territorin e Shtetit të Izraelit do të përballet me një përgjigje”, shton ai.

Kabineti i luftës i Izraelit mbajti takimin e tretë në 48 orë sot, ku sipas raportimeve objektivi i Izraelit është të dëmtojë Iranin pa shkaktuar një luftë të plotë. 

Raportet sugjeruan gjithashtu se Izraeli dëshiron të ndërmarrë veprime kundër Iranit të koordinuar me SHBA-në – megjithëse Amerika ka thënë se nuk do të përfshihet në një kundërofensivë ndaj Iranit. 

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll