Sport

Pedri, ‘arma sekrete’ e Xavit për PSG-në…

Trajneri i Barçës la të kuptohet se mesfushori do të startojë kundër PSG-së

15 Prill 2024, 15:34 Nga DOSJA
Pedri, ‘arma sekrete’ e Xavit për PSG-në…

SPANJE - Pas kthimit nga ndeshjen e parë në ‘Parc des Prínces’ dhe shtimit të minutave në Cádiz, mesfushori kanariani Pedri González synon të startojë këtë të martë në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League kundër PSG dhe ai do të jetë një futbollist i rëndësishëm në kërkim të biletës për gjysmëfinale.

Këtë ka dashur të bëjë të qartë Xavi Hernández, pasi është pyetur nëse e sheh të mundur që Pedri të luajë ndeshjen e plotë. "E shoh gati për të filluar që nga fillimi. Të gjithë ata që do të thirren mund të luajnë 90 minutat. Me Pedrin do të flasim për lodhjen në pjesën e parë. Pedri duhet të jetë shumë i rëndësishëm nesër", tha Xavi për mesfushorin. 

Kontributi i Pedrit në ndeshjen e parë në Paris ishte vendimtar në përmbysjen e lojës, me një asistim mjeshtëror për Raphinha për ta bërë rezultatin 2-2, dhe Xavi e ka të qartë se me mesfushorin në fushë ata mund të kenë më shumë kontroll të posedimit dhe do të gjenerojnë më shumë rrezik me pasimet e tij të filtruara. Pas një periudhe të komplikuar nga dëmtimet, ka ardhur koha e Pedrit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll