Sport

Arda Turan akuzohet se ka shkatërruar shtëpinë e marrë me qera në Barcelonë, me festa dhe aktivitete seksuale...

Pronari i shtëpisë, që turku kishte marrë me qira, shpjegon dëmin që e shtyu të ngrejë padi për dëmshpërblim në vlerën 230 mijë euro.

15 Prill 2024, 15:59 Nga DOSJA

Arda Turan akuzohet se ka shkatërruar shtëpinë e marrë me

SPANJE - Arda Turan pati një periudhë të pasuksesshme te FC Barcelona për dy sezone e gjysmë (2015-16, 2016-17 dhe 2017-18) përpara se të kthehej në vendin e tij në janar 2018, për të luajtur si huazim në Stamboll Basaksehir.

Mesfushori turk shënoi 15 gola në 55 ndeshje zyrtare si lojtar i Barçës, por qëndrimi i tij në Barcelonë është tashmë në lajm, për shkak të padisë së ngritur nga pronari i shtëpisë ku ai jetonte për një dëmshpërblim prej 230 mijë eurosh.

Ankuesi shpjegoi për ‘El Periódico de España’ detajet e pretendimit të paraqitur në Gjykatën Provinciale të Barcelonës, pasi mori arsyen përmes mjeteve gjyqësore. Megjithatë, disa parregullsi burokratike në njoftimin e turkut kanë çuar në rifillimin e procesit.

Shtëpia, e vendosur në Esplugues de Llobregat dhe me vlerë 18 milionë euro, sipas paditësit do të kishte pësuar dëme të konsiderueshme. Sipas këtij denoncimi, miqtë e futbollistit kanë shfrytëzuar faktin që ai nuk ka qenë aty, për të bërë festa që do të kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në shtëpi, madje duke përdorur edhe perdet si lëkundje seksuale.

Arda Turan akuzohet se ka shkatërruar shtëpinë e marrë me

Nuk është kursyer as Arda Turan, i cili theksohet se brenda në shtëpi ka shkaktuar edhe dëme të rënda. "Ata lanë djegie cigaresh kudo, edhe në mobilje. Kur shikonin futboll dhe shënohej gol, varësisht se kush ishte, e hidhnin telekomandën në pishinë.

Një telekomandë me vlerë një mijë euro! Madje hidhnin rreth dhjetë apo pesëmbëdhjetë”, shpjegon pronari i shtëpisë, i cili kujton kujdesin që zbuloi te ish-futbollisti turk kur nënshkroi kontratën e qirasë. Arda dezinfektoi shtëpinë për të hequr mbetjet biologjike të qiramarrësve të mëparshëm "jomuslimanë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll