Sport

Fernando Santos do të marrë gjysmë milioni euro dëmshpërblim, për shkarkimin e tij

Besiktas do ta paguajë trajnerin portugez me 5 këste duke filluar nga maji

15 Prill 2024, 16:11 Nga DOSJA
Fernando Santos do të marrë gjysmë milioni euro

TURQI - Zv.presidenti i Besiktasit, Onur Göçmez, ka zbuluar shumën që Fernando Santos do të marrë si dëmshpërblim për shkarkimin pas barazimit (1-1) me Samsunsporin në xhiron e 32-të të Superligës turke.

“Tashmë e kemi përfunduar procesin ligjor, duke filluar nga muaji maj do të paguajmë 500 mijë euro me pesë këste”,- tha drejtori, cituar nga ‘Fanatik’.

Kreu i klubit të Stambollit detajoi se çfarë çoi në shkarkimin e ish-trajnerit të kombëtares portugeze dhe asaj polake. "Objektivi ynë ishte të përfundonim në vendin e 3-të dhe të fitonim Kupën.

Megjithatë, pavarësisht rezultateve, Besiktas nuk mund të luajë kështu, si në shtëpi ashtu edhe jashtë. Minuta e 97-të, por duhet të jemi gjithmonë superior ndaj kundërshtarit”,- tha Onur Göçmez, duke shtuar:

“Prisnim një reagim pas ndërhyrjes që bëmë javën e kaluar me grupin e punës, veçanërisht me lojtarët pas ndeshjes. Shumica e bordit votuan që trajneri Fernando Santos të largohej”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll