Sport

Everton apelon kundër zbritjes së pikëve...

Klubi i ‘Goodison Park’ apeloi kundër zbritjes shtesë të dy pikëve, për shkeljen e rregullave financiare të Premier League

15 Prill 2024, 15:22 Nga DOSJA
Everton apelon kundër zbritjes së pikëve...

ANGLI - Everton ka paraqitur një apel zyrtar kundër zbritjes së dytë të pikëve shtesë për shkeljen e rregullave financiare të Premier League, ka mësuar BBC Radio Merseyside.

‘Toffees’ u reduktuan nga 10 pikë në 6 në apel në shkurt, për periudhën trevjeçare deri në 2021-22. Procesi i fundit i apelimit duhet të përfundojë deri më 24 maj, pesë ditë pas ndeshjes së fundit të Premier League 2023-24.

Evertoni, i drejtuar nga Sean Dyche, është i 16-ti në tabelën Premier dhe është 2 pikë mbi zonën e rënies. Po këtë të hënë ai viziton Chelsean, në një ndeshje të kampionatit anglez.

Rregullat e përfitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League (PSR) i lejojnë klubet të bëjnë humbje prej 122 milionë eurosh në 3 sezone, por një komision i pavarur përcaktoi që Evertoni nuk arriti ta përmbushte këtë shifër me 19.5 milionë euro në një periudhë 3-vjeçare deri në 2022-2023.

Everton mund të përballet ende me një zbritje pikësh shtesë në lidhje me kostot e interesit që lidhen me ndërtimin e stadiumit të ri të klubit në Bramley-Moore Dock, megjithëse kjo çështje nuk ka gjasa të zgjidhet para fundit të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll