Sport

Ancelotti, të gjithë 'nën armë' për sfidën ndaj Man.Cityn, madje edhe me një surprizë

Ancelotti i merr të gjithë, përveç të lënduarve Courtois dhe Alaba. Udhëton edhe me real Madridin, edhe Tchouaméni, i cili nuk mund të luajë për shkak të pezullimit

15 Prill 2024, 15:12 Nga DOSJA
Ancelotti, të gjithë 'nën armë' për

SPANJE - Carlo Ancelotti ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen që Real Madrid do të zhvillojë këtë të mërkurë, më 17 prill, kundër Cityt në Mançester. Trajneri ka ftuar 22 lojtarë. Të dëmtuarit Courtois dhe Alaba kanë mbetur jashtë, por ka dhe një surprizë në këtë thirrje.

Ajo surprizë është prania e Tchouaménit. Lojtari francez nuk mund të luajë ndaj Manchester Cityt për shkak të kartonit të verdhë që mori në ndeshjen e parë, por Ancelotti e ka përfshirë në skuadër edhe pse nuk mund të luajë.

Real Madridi udhëton drejt Mançesterit nesër në mëngjes dhe në orën 19:00 do të kryejë seancën e fundit stërvitore. Do të jetë në ‘Etihad’, skena e ndeshjes. Më parë, në orën 18:05, Ancelotti dhe një lojtar do të dalin para mediave. 

Këta janë të thirrurit nga Ancelotti:

Portierë: Lunin, Kepa dhe Fran.

Mbrojtësa: Carvajal, Militão, Nacho, Lucas Vázquez, Fran García, Rüdiger dhe Mendy.

Mesfushorë: Bellingham, Kroos, Modrić, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Ceballos dhe Arda Güler.

Sulmues: Vini Jr., Rodrygo, Joselu dhe Brahim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll