Sport

Paralajmërimi i Pep Guardiolës për rivalët e tij: "Lojtarët e mi janë nën presion"...

Në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League kundër Real Madridit (3-3 në ndeshjen e parë), Guardiola tha pas fitores 5-1 ndaj Lutonit: "Lojtarët e mi pëlqejnë të luajnë nën presion, i shoh fytyrat e tyre para ndeshjeve".

15 Prill 2024, 10:35 Nga DOSJA
Paralajmërimi i Pep Guardiolës për rivalët e tij:

ANGLI - Vetëm tre ditë para ndeshjes së dytë të çerekfinales së Champions League kundër Real Madridit në ‘Etihad’ (3-3 në ndeshjen e parë në ‘Santiago Bernabéu’), dita e së dielës në Premier League, nuk mund të ishte më perfekte për Manchester Cityn e Pep Guardiolës: dy rivalët e tyre të mëdhenj në luftën për titullin e ligës u mundën, Arsenali i Artetës, tani i dyti (0-2 kundër Aston Villas) dhe Liverpool i Klopp, i treti (0-1 kundër  Crystal Palace). 

Si rezultat i të gjithave, me 6 ndeshje të mbetura për të luajtur për secilën prej tyre, lider është kampioni aktual, City i Guardiolës, fitues i pesë nga 6 edicionet e fundit të Premier ( Liverpool fitoi atë 2019 -2020). Skuadra e 'Qytetarëve', e cila arriti një tripletë historike sezonin e kaluar (Champions, Premier dhe FA Cup) ka 2 pikë më shumë se Arsenali dhe Liverpool.

Guardiola tashmë i paralajmëroi të gjithë, pasi mposhti Luton 5-1 të shtunën: "Lojtarët e mi pëlqejnë të luajnë me presion. Ata e dinë këtë. Është jetë, ose vdekje. Jam i sigurt që do të jemi atje deri në fund. Sepse i njoh ata, shikoj fytyrat e tyre para ndeshjeve”. 

Trajneri i Manchester Cityt gjithashtu deklaroi: "A do të thotë kjo se ne do të fitojmë Premier Ligën dhe Champions League? Jo, nuk e them këtë. A do të garojmë? Kjo është e sigurt. Ne duhet të përgatitemi, por në të njëjtën kohë imponojmë lojën tonë dhe i bëjmë presion rivalit”.

Dhe një ditë pas këtyre fjalëve të Pep Guardiolës, ranë Liverpooli dhe Arsenali. City  kaloi nga vendi i 3-të në lider tri ditë përpara se të prisë Real Madridin dhe 6 ditë përpara se të përballet me Chelsean e Mauricio Pochettino (i 9-ti në Premier League) në gjysmëfinalen e FA Cup, në Wembley.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll